Lajmet e fundit

Senatori amerikan, John McCain, ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare.Lajmin e kanë bërë të ditur nga zyra e tij, një ditë pasi nga familja e politikanit kishin thënë se ai e kishte ndërprerë trajtimin e kancerit në tru, me çka ishte diagnostifikuar vitin e kaluar. McCain ishte veteran i luftës në Vietnam, ndërkaq dy herë kishte garuar për president të SHBA-së, por nuk kishte arritur të fitonte. Ai ishte zë i fuqishëm në senatin amerikan, ku edhe nuk i kishte kursyer kritikat për presidentin aktual Donald Trump, ndonëse edhe ky i fundit vinte nga Partia Republikane të cilēs i takonte McCain. Përndryshe, ai në prill të 2017-ës e kishte vizituar Kosovën, ku edhe ishte nderuar me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij për pavarësinë e këtij vendi.