João Gilberto ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.
Këngëtari dhe kompozitori brazilian, vdiq në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro pas një sëmundje të gjatë, sipas një postimi të djalit të tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Lufta e tij ishte fisnike, ai u përpoq ta ruante dinjitetin”, shkroi Marcelo Gilberto.
Ai ishte i njohur për shumë regjistrime, përfshirë Chega de Saudade të vitit 1959, e cila konsiderohet rekord i parë bossa nova.
https://www.youtube.com/watch?v=dlbik470eko
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.