Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e një ish-ushtari të UÇK-së.
“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e luftëtarit të dalluar të UÇK-së, Luan Kleqka”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se Kleqka ishte i dalluar në luftën çlirimtare.
“Ikja në amshim në moshë ende të re, e bën Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet. Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin. Luani u prehtë në paqe!”.