Lajmet e fundit

Ka vdekur ish-boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
Demolli tha se Peci vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.
"Po, ka vdekur. Para një muaj e gjysmë ka shkuar në Amerikë, ku e ka pasur familjen. Ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje".
Ai mbahet në mend me nofkën "Grushti i hekurt".