Agjenti i cili përfaqësoi një listë të madhe yjesh, përfshirë Marilyn Monroe, Elvis Presley dhe Clint Eastwood, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Norman Brokaw i cili gjithashtu ka punuar me politikanë, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA-së Gerald Ford, ka vdekur të shtunën në Beverly Hills të Kalifornisë, pas një sëmundje të gjatë, ka thënë djali i tij David.
Ai ndihmoi aktorët që të punojnë në industrinë e televizionit në vitin 1950 dhe politkanët në mënyrë që ata të hartojnë karrierën edhe pas largimit nga shërbimi publik.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.