Lajmet e fundit

Një burrë i moshuar ka gjetur vdekjen ditën e sotme ndërsa ka qenë duke pushuar në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Viktima është Fadil Xhani nga fshati Luz i Madh, i cili ka qenë bashkë me nipin 9-vjeçar në plazh.
Ka qenë vogëlushi ai që ka lajmëruar se gjyshi i tij nuk ndihej mirë.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak. Edhe pse ambulanca ka mbërritur në kohë, Fadil Xhani nuk ia ka dalë të shpëtojë i gjallë.