Një person ka vdekur në QKUK, pasi atje kishte shkuar me lëndime të rënda nga një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës të merkurin rreth orës 17:50, njofton Klan Kosova.
Policia raporton se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, por me fatalitet ka pësuar një këmbësor.
Si pasojë viktima mashkull pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.