Lajmet e fundit

Nicholas Winton, ka vdekur të mërkurën në moshën 106 vjeçare.
Anglezi nuk kishte thënë asgjë për gjysmë shekulli, për veprën që kishte bërë pak para Luftës së Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte organizuar arratisjen e 669 fëmijëve, kryesisht hebrenjë nga Çekosllovakia.
Rotary Club nga Meidenhead, njoftoi vdekjen e tij në faqen zyrtare.
Winton, nuk kishte folur për veprën e tij heroike, ose ndoshta nuk do të fliste kurrë nëse gruaja e tij, nuk do e gjente një album me foto e dokumente në vitin 1988.
Në atë album ishin të detajuara të dhënat e fëmijëve që i kishte shpëtuar, që ishin të destinuar për kampet e përqendrimit.
Në krahasim me bamirësit e tjerë, si Schindler e Wallenberg, Winton ishte një hero më i ndrojtur e që nuk donte të fliste shumë për të bëmat e tij.
Schindler ishte një gjerman që i kishte shpëtuar 1200 hebrenjë duke i punësuar ata në fabrikat e tij në Poloni e Çekosllovaki.