Harry Brant fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.
Familja e tij tha për New York Times së ai vdiq nga një mbidozë aksidentale e ilaçeve me recetë pas një lufte shumëvjeçare me varësinë.
"Ne do të jemi gjithmonë të mërzitur që jeta e tij u ndërpre nga kjo", tha familja e tij në një deklaratë.
"Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne nuk do të kemi mundësi ta shohim më kurrë. Ai ishte djali ynë i vetëm", vazhdoi deklarata.
"Ai ishte gjithashtu vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur dhe mik i mirë. Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e shumë njerëzve".
Harry ishte djali i modeles Stephanie Seymour dhe miliarderit Peter Brant. Ai është parë shpesh duke u shoqëruar me shumë yje të mëdhenj gjatë gjithë viteve.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.