Lajmet e fundit

Ish ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka vdekur sot në moshën 54 vjeçare.
Westerwelle ishte diagnositifikuar me leukemi akute në nëntor të vitit 2014.
Alexander Vogel, udhëheqës i zyrës së Fondacionit Westerwelle, ka thënë se ai vdiq të premten, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ai njihej edhe si mik i Kosovës.
Westerwelle ishte shef i diplomacisë gjermane nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Ndërkaq shërbeu në postin e zëvendëskancelarit të Angela Merkelit nga viti 2009 deri në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.