Lajmet e fundit

Biznesmenja franceze dhe trashëgimtarja e gjigantëve të kozmetikës “L’Oreal”, Liliane Bettencourt, ka vdekur të enjten në moshën 94 vjeçare.
Bettencourt dhe fëmijët e saj zotëronin 33% të kompanisë, transmeton Klan Kosova.
Më herët gjatë këtij viti, pasuria e saj vlerësohej të jetë 39.5 miliardë dollarë nga Forbes.
Forbes po ashtu e kishte listuar si gruan më të pasur në botë.
Vdekja e saj hap një fazë të re për L’Oreal, kompaninë e katërt më të madhe në Francë.