Lajmet e fundit

Kathleen Ann Weir, gjyqtarja amerikane e Dakotës Veriore e cila e kishte ndihmuar Kosovën të rindërtonte sistemin gjyqësor pas luftës, ka vdekur të dielën në shtëpinë e saj në Fargo të SHBA-ve në moshën 74 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Weir para se të vinte në Kosovë, kishte shërbyer si gjyqtare në Amerikë, ndërsa që nga viti 2004 ajo kishte ardhur t’iu ndihmonte kosovarëve ta rindërtojnë sistemin e gjyqësorit pas ndarjes nga Jugosllavia.
Ajo kishte qëndruar në Kosovë për 5 vjet dhe kishte shërbyer si anëtare e Gjykatës Supreme.