19.01.2021 · përditësuar para 2021 dite1 min lexim
Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare gazetari Muharrem Ramabaja pas një sëmundje të rëndë.
Ai nisi punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.
Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.
Ishte ndër themeluesit e LDK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.