Kryetari i degës së PDK-së në Skendëraj, Sami Lushtaku ka njoftuar për vdekjen e gazetarit Kajtaz Gecaj.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kajtazi është pa dilemë njëri prej gazetarëve më profesionist nga gjenerata e vjetër e gazetarëve të Drenicës, përcjell Klankosova.tv.
Djali i tij, Kujtim Gecaj, ka shkruar në Facebook që arsyeja e vdekjes është që ka qenë i infektuar me COVID-19.
“Familjar, miq e shoke, ju njoftojm se Baba jone Kajtaz (Islam) Gecaj ka ndrru jete sot ne ora 00:00. Pasiqe ka qene me Covid-19 varrimi do te behet nga instituti kombtar ne pranine e familjes se ngushtë, te pame nuk do te kete per shkak te gjendjes aktuale me pandemike”, ka shkruar Gecaj.
Kajtaz Gecaj karrierën e kishte filluar si mësues në Qirez, teksa më pas e kishte vazhduar si gazetar në të përtitshmen “Zëri”, e së fundi kishte hapur një portal lokal.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.