Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës.
Klankosova.tv mëson se Hasib Cakoviq, vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Veriq të Istogut, para tri dite.
Shërbimi Korrektues i Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.
"Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç. Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne", thuhet në telegramin e ngushëllimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.