Lajmet e fundit

Scott Marshall, fituesi i sezonit të 4-tët të “Ink Master ”, ka vdekur në moshën 41 vjeçar, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Sipas gruas së Marshall, Johanna, Scott ishte pranë një dyqani të tatuazheve në Chicago natën e së shtunës dhe tha se ai nuk ndihej mirë.
Johanna tha se dy oficer të policisë erdhën në derën e saj të dielën dhe i thanë asaj se Scott kishte vdekur në gjum. Ajo poashtu tha se rezultatet e autopsisë tregojnë se vdekja kishte të bejë me zemrën e tij.
Scott fitoi 100 mijë dollarë nga “Ink Master ” në vitin 2014. Ai la pas tre fëmijë.
Një burim tha për TMZ: “Ai ishte një konkurrent i madh dhe artist i talentuar”.