Lajmet e fundit

Një refugjat sirian i moshës 58 vjeçar, ka vdekur mbrëmë në spitalin e Kumanovës. Pasi që ka arritur në tranzit zonën e Tabanocit, refugjati me iniciale, O. F, është ankuar se nuk ndjehet mirë.
Pas përkeqësimit të shëndetit të tij, me veturë të Kryqit të Kuq është dërguar në Klinikën kardiologjike në Shkup.
Pas përkujdesjes mjekësore, refugjati është kthyer sërish në Kumanovë, ku edhe ka vdekur. Kufoma është dërguar në morgun e qytetit.
Ndërkaq, pritet që sot i vdekuri të transportohet në Gjermani ku jeton gruaja e tij, e cila ka kërkuar që burri i saj të varroset në këtë vend evropian./Zhurnal