Lajmet e fundit

Një emigrant është goditur për vdekje mëngjesin e sotëm nga treni që ka lëvizur në afërsi të lagjes Karposh të Kumanovës, raporton Zhurnal.
Bëhet fjalë për një emigrant 23 vjeç, i cili pas goditjes nga treni menjëherë është dërguar në spitalin e Kumanovës, por për fat të keq edhe pas intervenimit të mjekëve emigranti i moshës së re ka ndërruar jetë.
Në Maqedoni pasi filloi kriza me refugjatët, gjegjësisht me emigrantët nga Siria dhe vendet tjera të përfshira në konflikte jetën e kanë humbur mbi 30 emigrantë në fatkeqësi të shkaktuara nga goditja e trenit.
Ndryshe, para më shumë se tre muajve gjithsej 14 emigrantë humbën jetën në një fatkeqësi hekurudhore në relacionin Veles –Shkup kur treni ekspres i linjës Selanik – Beograd ishte përplasur në emigrantët, transmeton Zhurnal.