Lajmet e fundit

Familja tre anëtarësh Shala nga Ujmiri i Klinës, humbi më të dashurën e tyre.
Në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike, një kamion e goditi Nazmije Shalën.
42 vjeçarja e cila ishte e shoqëruar nga burri e djali i saj 9 vjeç, nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit, transmeton Klan Kosova.
Madje, edhe përpjekja e mjekëve për ta mbajtur në jetë, ishte e kotë.
Pas konfirmimit të vdekjes, trupi i viktimës u dërgua për obduksion.
Kronikë nga Blerta Ahmeti