Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur të premten në moshën 85 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Veprat e autorit të madh shqiptar, që lindi me 13 tetor të vitit 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.
I paharrueshëm është edhe romani humoristik "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.
Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.
Pos krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politike, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.
Kronikë e zgjeruar nga Halil Berisha.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.