Lajmet e fundit

Themeluesi i bendit psik-rok, Iron Butterfly, Doug Ingle, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Ka qenë djali i tij, Doug Ingle Jr. që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.
“Me zemër të rënduar dhe me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e babait tim, Doug Ingle”.
“Babai vdiq në paqe këtë mbrëmje në prani të familjes”.
Bendi Iron Butterfly njihej për hitin e tyre të vitit 1968, “In-A-Gadda-Da-Vidda”, e që njihej si progjenitor i hard-rokut dhe heavey-metalit.
Këngë të tjera të famshme nga bendi janë “Soul Experience”, “In The time Of Our Lives” dhe “Easy Rider”.
Sidoqoftë, bendi kishin ndarë rrugët më 1971, pesë vjet pas themelimit.