Lajmet e fundit

Djali i zv/presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, është ndarë nga jeta më 30 maj.
Beau, u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru, i cili mori trajtim në disa qendra spitalore në SHBA.
Lajmin për vdekjen e tij e dha vet Joe Biden.
“Ai luftoi me sëmundjen, me po atë integritet, guxim dhe forcë që kishte treguar gjatë gjithë jetës së tij”, tha në një deklaratë për mediat, nga Shtëpia e Bardhë Biden.
46 vjeçari kishte ndjekur rrugën e të atit. Ai ka mbaruar studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike, duke mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit Delaware.
Ai kishte plane të kandidonte për guvernator në shtetin e tij. / klankosova.tv