Lajmet e fundit

Lideri i Familjes Manson, Charles Manson, është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Korrektimit dhe Rehabilitimit i Kalifornisë në një publikim për shtyp, sipas New York Times.
Manson kishte qenë një kriminel zakoni, gjysmanalfabet dhe një muzikant i dështuar para se të dilte në pah në fundit e 60-tave si lideri sy-egër i familjes Manson, një bendi vrastar i bredhësve të rinjsh në Kaliforni.
I dënuar për nëntë vrasje në tërësi, ai njihej posaçërisht për shtatë vrasjet brutale që kolektivisht quhen Vrasjet Tate-LaBianca, të kryera nga ndjekësit e tij në dy netët radhazi të gushtit 1969.
Viktima më e famshme ishte Sharon Tate, aktorja e martuar për regjisorin e filmave, Roman Polanski.
Manson po e vuante dënimin në Burgun Shtetëror të Kalifornisë që nga viti 1972.