Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, regjisorja belge Chantal Akerman.
Akerman konsiderohet si një fener i kinemasë eksperimentale europiane, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka qenë në Festivalin e Filmit në Locarno muajin e kaluar për filmin e saj më të ri, No Home Movie.
Vdekjen e Akerman e ka konfirmuar sot motra e saj, Sylviane Akerman.
Ankerman ka lindur në Bruksel më 6 qershor të vitit 1950 në Bruksel. Ankerman është njohur si shkrimtare, aktore, producente e kompozitore por mbi të gjitha ajo është cilësuar si një prej regjisoreve evropiane më të rëndësishme të gjeneratës së saj.