Aktori zviceran Bruno Ganz, i cili luajti Adolf Hitlerin, në “Downfall”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Një agjenci gjermane e lajmeve njoftoi se aktori vdiq të shtunën në Cyrih.
Ganz, një figurë e shquar në botën e teatrit në gjuhën gjermane, u zhvendos në filma në vitet 1970, duke u shfaqur në "Nosferatu" të Werner Herzog dhe "The American Friend" të Wenders.
Në një nga paraqitjet e tij më të fundit, ai luajti si Sigmund Freund në "The Tabaconisti", lëshuar vitin e kaluar.
Kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller tha se Ganz ishte "një nga të mëdhenjtë" e ekranit dhe skenës.
Ai tha se "vdekja e Bruno Ganz është një humbje e madhe për botën e teatrit dhe të filmit gjermanfolës".
https://m.youtube.com/watch?v=oKK2VcbDd48
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.