Lajmet e fundit

Vajza e Bill Cosby-t, Ensa, ka vdekur në moshën 44 vjeçare.
Ajo vdiq në Massachusetts të premten, vend ky ku familja Cosby ka prona të mëdha.
Zëdhënësi i Bill Cosby-t, Andreë Wyatt ka zbuluar dje se ajo ka vdekur nga një sëmundje e veshkave, nga çka kishte vuajtur përgjatë tërë jetës së saj.
Ajo është fëmijë i dytë që i vdes komedianit, pasi që djali i tij, Ennis, ishte vrarë më 1997 pas një incidenti me vjedhje të veturës.