Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë biçiklisti që u godit dje nga një veturë me targa vendore në Shtime, njofton Klan Kosova.
Policia raporton se aksidenti ndodhi rreth orës 20:05 në rrugën “Ismail Qemajli”.
“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.