Lajmet e fundit

Kent Stax, bateristi origjinal i bendit punk, Scream, ka vdekur në moshën 21-vjeçare.
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi që bendi njoftoi se do ta sjellë albumin e ri që nga viti 1993.
Vdekja e Staxit u bë e ditur të mërkurën kur anëtarët e tjerë të bendit, Pete dhe Franz Stahl, njoftuan fansat dhe nderuan kujtimin e Staxit.
“Me zemër të thyer po ju njoftojmë që bateristi ynë Bennett Kent Stacks ka vdekur këtë mëngjes pas një lufte me kancer metastatik”, kanë thënë nga bendi.
“Kenti ishte rrahja origjinale e zemrës e Screamit. Ndonëse është dashur që të vazhdojmë pa të më parë, ne gjithmonë e kemi ditur që ai është i pazëvndësueshëm”.