Lajmet e fundit

Bashëkshortja e Sir Tom Jones, Linda ka vdekur pas një beteje me kancerin.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këngëtarit duke thënë se Linda ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër por të dinjitetshme me kancerin.
“E rrethuar nga bashkëshorti i saj dhe të dashurit e saj, ajo ka ndërruar jetë qetësisht në spitalin Cedars Sinai në Los Anxhelos. Sir Tom dhe familja e tij kanë kërkuar për privatësi në këto momente dhe për momentin nuk ka asnjë informacion tjetër” ka thënë zëdhënësi i këngëtarit të hitit “Sex Bomb”, transmeton Klan Kosova.
Jones ka anuluar së fundmi krejt turneun e tij në Azi për pasojë të një sëmundje të rëndë në familjen e tij.
Çifti ishte martuar në vitin 1957 dhe kanë së bashku një djalë.