Lajmet e fundit

Performanca e sontme e Vanessa Hudgens në Grease: Live ka marrë një kuptim të ri të papritur e shumë prekës pas lajmeve se të dielën në mëngjes babai i saj humbi betejën e tij me kancerin.
"Unë jam aq e trishtuar për të thënë se mbrëmë babai im, Greg ndërroi jetë pas humbjes së betejës nga faza e katërt e kancerit. Falemnderit të gjithëve që jeni lutur për të” ka thënë 27 vjeçarja, transmeton Klan Kosova.
"Sonte, unë do të bëjë shoë në nder të tij" shtoi ajo.
Ylli i High School Musical foli për herë të parë në lidhje me sëmundjen e babait të saj në një fjalim emocional në gusht.
"Vitin e kaluar, i dashuri im Austin ka humbur nënën e tij Lori nga kanceri dhe babai im ishte diagnostikuar në fazën e katërt të kancerit. Më lejoni të ju them, unë urrej kancerin. Unë e urrej kancerin me çdo qelizë të qenies sime" ka thënë ajo.