Lajmet e fundit

Këtë të diel ka vdekur Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut.
Lajmin për vdekjen e bëri të ditur mbesa e tij, Floretë Zejnullahu, e cila njëherësh është deputete në Partinë Demokratike të Kosovës.
Hakif Zejnullahu ishte vrarë më 31 janar të vitit 1997 nga forcat e ushtrisë serbe në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me të u vranë edhe dy heronjtë e tjerë, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, transmeton Klankosova.tv.