Lajmet e fundit

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë Roger Ailes, njeriu i cili shndërroi Fox News në një qendër të fuqishme.
Vdekja e Roger Ailes u njoftua nga familja e tij derisa nuk kanë dhënë detaje rreth informacioneve për shkakun e vdekjes, njofton Klan Kosova.
''Jam thellësisht e trishtuar dhe zemërthyer të njoftoj se burri im, Roger Ailes, ka vdekur këtë mëngjes''
"Roger ishte një burrë i dashur për mua, për djalin e tij Zachary, dhe një mik besnik për shumë. Ai ishte gjithashtu një patriot, thellësisht mirënjohës për të jetuar në një vend që i dha atij aq shumë mundësi për të punuar shumë'' përfundoi bashkëshortja e Roger, Elizabeth, njofton Klan Kosova.
Ailes ishte njeriu më i fuqishëm në mediat amerikane kur papritmas humbi punën e tij verën e kaluar.
Largimi i tij ishte vetëm fillimi i një periudhe të trazuar për mediat. Bill O'Reilly, ylli i tij i filmave, u detyrua të dilte po ashtu pasi The New York Times raportoi se Fox News kishte paguar 13 milionë dollarë për të zgjidhur kërkesat e sjelljeve të papërshtatshme të pesë grave.