Lajmet e fundit

Ka vdekur avokati i njohur Ilaz Qerkini.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Avokati, Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë. Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë.