Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë aktivisti dhe anëtari i kryesusë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, Shaban Dana.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
"Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec, veprimtar i LDK-së që nga themelimi. Pas luftës ka qenë zyrtar i lartë për arsim dhe për 4 vite ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale per Arsim".