Lajmet e fundit

Aktorja e njohur, Yvonne Craig e cila është e njohur për rolin e saj si Batgirl në serinë televizive të vitit 1960 “Batman” ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Në deklaratën në uebfaqen e saj personale thuhet se ylli kishte vuajtur nga kanceri i gjirit, e cila më pas ishte përhapur në mëlçinë e saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte qenë në kemioterpai pothuajse vazhdimisht për dy vitet e fundit.
“Mendja e saj donte akoma të luftonte por trupi i saj hoqi dorë” thuhet në deklaratën e familjes së saj.
Ndërsa familjarët e saj kanë deklaruar gjithashtu se Craig ka shkëlqyer në karrierën e saj si balerinë, aktore, biznesmene ndërsa edhe njihet për punën e saj humanitare në të mirë të njerëzimit.
Ajo filloi karrierën e saj si balerinë në Monte Karlo ndërsa Craig gjithashtu ka luajtur rolin e Martës në sezonën e tretë të Star Trek.
Ajo gjithashtu ka luajtur në dy filma përballë Elvis Presley.
Por roli i saj që e ngriti atë në piedestal ishte ai i Barbara Gordon që ndryshe njihet edhe si Batgirl.