Lajmet e fundit

Aktori turko-francez Tcheky Karyo, i njohur për rolet kryesore në filmin Nikita dhe serialin The Missing, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.
Karyo, i lindur në Stamboll dhe rritur në Paris, gëzoi karrierë afro katër dekadash në kinema dhe televizion.
Ai u bë i njohur sidomos në serialin e BBC-së, The Missing, në rolin e detektivit, Julien Baptiste.
Gjithashtu, ai luajti në filma të njohur si La Balance, Joan of Arc, GoldenEye dhe A Very Long Engagement.