Ka vdekur në moshën 45-vjeçare, aktori Samuel French.
Artisti ishte i njohur për rolin e agjentit të fshehtë të FBI-së, CJ Robinson në filmin “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese, transmeton Klankosova.tv.
French vdiq të premten (9 maj) pas një beteje me kancerin. Miku i tij, shkrimtari dhe regjisori Paul Sinacore, konfirmoi se ai vdiq në vendlindjen e tij në Waco, Teksas.
Sinacore thotë se French shfaqet në filmin e tij të ardhshëm “Towpath”, i cili do të jetë filmi i tij i fundit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.