Lajmet e fundit

Të shtunën njëri nga humoristët më të njohur të projektit filmik “Treshi Persheshi” është ndarë nga jeta.
Ibrahim Krajkova i njohur si Leci ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare.
Leci kishte lindur më 3 prill të vitit 1948 ndërsa karrierën e tij si humorist e kishte filluar në moshë të hershme.
Ai bashkë me Cimen e Qumilin u bënë pjesë e çdo familje kosovare në fund të viteve të 80-ta dhe të 90-ta.
Për më shumë se 20 vjet Ibrahim Krajkova ishte pjesë e estradës së Kosovës, e edhe ditët e fundit të jetës së tij, ai i kaloi me miq afër vetes.
Për ta nderuar humoristin, të shtunën në shtëpinë e Ibrahim Krajkovës, u mirëpritën shumë mysafir.
Po këtë ditë rreth orës 16 shumë familjarë e miq u mblodhën tek varrezat e kryeqytetit për t’i dhënë edhe lamtumirën e fundit humoristit e aktorit të njohur.
Ngushëllime familjes Krajkova i bëri edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e edhe shumë personalitet të estrad6ës kosovare.
Kronikë nga Flutra Nushi.