Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare aktori Dan Haggerty.
Menaxheri i aktorit, Terry Bomar, u shpreh për ABC News se Haggerty ka vuajtur nga kanceri, transmeton Klan Kosova.
Ai është bërë i njohur në TV serinë e viteve 1970 për natyrën, e përpara kësaj ai ka punuar si rojtar i kafshëve.
Ai gjithashtu ka qenë edhe në shumë seriale të tjera si “CHiPs”, “Charlie’s Angels” dhe “The Love Boat”.
Në serialin “The Life and Times of Grizzly Adams” flitet për një burrë nga mali që detyrohet të jetojë në një vend të shkretë pasi që akuzohet gabimisht për një vrasje.
E aty ai fillon të shoqërohet me një ari të cilin e quan me emrin, Ben.