Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë aktori 69 vjeçar, Alan Rickman, i njohur më shumë nga filmat si “Die Hard”, “Love Actually” dhe seritë e “Harry Potter”.
Sipas gazetës britanike The Guardian, të cilët të parët raportuan për vdekjen e tij, Rickman ka qenë në betejë me sëmundjen e kancerit.
Tek fansat e rinj, aktori ishte i njohur më shumë nga performanca e tij si Profesor Snape në filmat e Harry Potter, ku e kishte rolin e komplikuar, si simpatik, po ashtu edhe ikonik.
Bëhet e ditur se Rickman e kishte privilegjin e të mësuarit rreth motiveve të vërteta të Snape nga vetë J.K. Rowling, disa vjet para se “Harry Potter dhe Deathly Hallows” të publikoheshin, transmeton Klan Kosova.