Nga makinën që siguronte jetesën, ka gjetur aksidentalisht vdekjen Mentor Rrahimi, nga Bajqinë të Podujevës.
Ai po punonte në arat e disa familjarëve dhe diçka nuk shkoi mirë me makinën e tij, njofton Klan Kosova.
Me të në vendin e ngjarjes kishte qëlluar edhe vëllai i tij, i cili menjëherë kërkon ndihmë mirëpo ajo ishte e kotë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën policia e ekipet mjekësore.
Këta të fundit konstatuan vdekjen e tij në vendin e aksidentit.
Kronikë nga Merita Neziri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.