Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë sot një 76 vjeçare e cila ishte e prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova.
E ndjera R. M. është nga Komuna e Prizrenit, ajo ishte e shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Në njoftimin e MSH-së, thuhet që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.