Lajmet e fundit

Rreth orës 14:20, në Tiranë ka ndodhur një aksident trafiku me ç`rast ka humbur jetën një 62 vjeçare .
Aksidenti ka ndodhur kur një drejtues i një taksie ka goditur gruan me inicialet V. K., e cila pasi është dërguar në S.Q.U., ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.