Lajmet e fundit

Një person 56 vjecar vdiq pasi u injektua me një ilaq të gabuar duke u trajtuar në spital, u tha në një seancë gjyqësore që trajtonte rastin e të ndjerit.
Arnold Harper u dërgua në spitalin mbretëror Preston në nëntor të 2013- së, kjo ngase ai pësoi lëndime trupore kur furgoni i tij u përplas me një mur të detit në Cumbria, shkruan Metro, njofton Klan Kosova.
Megjithatë Dr. Pieter Dupreez, ka administruar punën e tij në mënyrë jo të mirë, kështu ai e kishte injektuar pacientin në fjalë me ilaqe të gabuara, u tha në hetimin gjyqsor në Gjykatën e Preston Crown, të Britanisë.
Sipas raportimeve, Dr.Pieter, automatikisht kishte ofruar një dozë të lartë të adrenalinës e cila dërgoi edhe në rritjen e normës së rrahjeve të zemrës për z. Harper, duke e lënë të vdekur këtë të fundit menjëherë pasi kishte pësuar sulm në zemër.
Ndërsa në seancën gjyqësore, përballë familjes së viktimës, Dr: Pieter tha:
‘’Unë jam tmerrësisht keq, kam bërë një gabim…, nëse kjo ka pasur ndonjë impakt apo jo unë nuk e di, megjithatë krahas të gjithave unë ndihem tmerrësisht keq për humbjen tuaj’’.
Derisa 56 vjecari u dërgua në spital ngase kishte të thyer këmbën e djathtë, gjoksin, kockat e tij dhe tre rruaza të shpinës, mjekët konstatuan që lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën, njofton Klan Kosova.