Lajmet e fundit

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën 51 vjeçari A.G., pas rrokullisjes me kamion në Dollc të Klinës.
Rastin e kanë konfirmuar Policia Rajonale e Pejës, të cilët kanë deklaruar se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit.
“Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes" ka deklaruar Driton Rugova zëdhënësi i Policisë së Pejës.
Me urdhër të prokurorit rasti është duke u hetuar si "hetim i vdekjes”.