Lajmet e fundit

Një 36 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë natës në Tiranës. Policia e Tiranës sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:50 në afërsi të Ndroqit.
36-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është përplasur me një makinë tjetër që drejtohej nga V.B.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit tjetër. Policia ndërkohë bën me dije se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al