26 vjeçari nga Peja, Taulant Nikqi, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër, gjatë një loje basketbolli.
Lajmin për vdekjen e të riut nga Peja e kanë bërë të ditur familjarët e tij, njofton Klan Kosova.

Familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e kanë cilësuar si djalë i veçantë me sjellje e kulturë të lartë.
Varrimi i tij bëhet sot gjatë ditës në varrezat e qytetit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.