30.06.2018 · përditësuar para 2955 dite1 min lexim
Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Zhym të Lushnjes në Shqipëri.
Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë, shoferi 24-vjeçar ka gjetur vdekjen pas përmbysjes.
I riu është banor i fshatit Halilaj, me iniciale V.H., njoftojnë mediat në Shqipëri.
Një person tjetër që udhëtonte me të është plagosur.
Ai është 28 vjeç, L.P., banor i fshatit Pirrë.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 02:00 në mëngjesin e hershëm të së shtunës.
Policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.