Policia indiane po heton prindërit e një vajze 13 vjeçare e cila vdiq javën e kaluar, pasi kishte agjëruar 68 ditë, transmeton Klan Kosova.
Policia në qytetin jugor Hyderabad i tha BBC-së se ata duan të dinë nëse Aradhana Samdariyuan e kishin detyruar të agjëronte.
Prindërit e saj kanë insistuar se ajo ka agjëruar vullnetarisht siç përshkruhet në Jainism, një nga fetë më të lashta të botës.
Rasti ka shkaktuar një debat në lidhje me praktikën e agjërimit fetar në Indi.
Raportet e policisë kanë treguar se Aradhana ka jetuar për 68 ditë duke pirë me ujë të zier.
Ekspertët besojnë se është e mundur që trupi i njeriut të mbijetojë pa ushqim deri në dy muaj.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.