Lajmet e fundit

Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Vlorë, teksa bënte plazh buzë detit, në lagjen “1 Maji”.
Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e njohur ndryshe si Plazhi i Vjetër, raporton Top Channel.
Sipas burimeve, i mituri, i moshës 12 vjeç, ka gëlltitur shumë ujë deti dhe ka humbur ndjenjat.
Forcat e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes e kanë shoqëruar atë me ndihmën e ambulancës në spitalin rajonal të Vlorës, por 12-vjeçari ka ndërruar jetë rreth 30 minuta më vonë.